“Pamjet flasin vetë. Ja gjendja skandaloze e Urgjencës së Tiranës”

Shqipëria

“Pamjet flasin vetë. Ja gjendja skandaloze e Urgjencës së Tiranës”

Më: 27 mars 2018 Në ora: 18:43
Pamje nga vendi i ngjarjes

Deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia ka publikuar në “Facebook” disa video që tregojnë gjendjen e degraduar të Urgjencës së Tiranës.

Deputeti thotë se autoambulanca nuk ka asnjë pajisje për t’u ardhur në ndihmë pacientëve, dhe shërbimi mbulohet nga vetëm 6 mjete.

“Kur pamjet flasin vetë e çdo koment do ishte i tepërt. Këto janë pamje nga Urgjenca e Tiranës. Autoambulanca pa asnjë pajisje për t’i ardhur në ndihmë pacienteve si dhe kushte skandaloze të ambienteve të Urgjencës. I gjithë shërbimi mbulohet nga 6 autoambulanca ku duhet të punojnë 30 vetë personel ne çdo turn( mjeke, infermiere, shofere). Shqiptarë , ‘Rilindja’ dëmton rende jo vetëm xhepin por edhe shëndetin!”, shkruan Spahia në mesazhin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat