73 vjet nga themelimi i shkollës 'Skënderbej', Meta: Shtyllë e atdhedashurisë dhe patriotizmit

Shqipëria

73 vjet nga themelimi i shkollës 'Skënderbej', Meta: Shtyllë e atdhedashurisë dhe patriotizmit

Më: 28 mars 2018 Në ora: 10:41
Ilir Meta

Sot mbushen 73  vjet nga themelimi i shkollës së mesme ushtarake “Skënderbej” në Tiranë që nga 28 marsi i vitit 1945.

Presidenti i Republikës Ilir Meta e ka vlerësuar maksimalisht kontributin e kësaj shkolle, në të cilën studiuan mbi 33 mijë të rinj, në një aktivitet të veçantë në Muzeun Kombëtar në Tiranë. “Skënderbegasit” kudo ku kanë qënë, - tha Meta, -  kanë qënë njerëz me personalitet e integritet dhe janë promovuar kudo në detyrat e ndryshme. Mirënjohje për të gjithë skënderbegasit, nxënësit dhe mësuesit, që me dashurinë e tyre bënë që kjo shkollë të ishte dhe të mbetej një nga shtyllat më të forta të atdhedashurisë dhe patriotizmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat