Berisha publikon dokumentet: Ja bashkëpunimi i ish-gjykatësit Hysi me trafikantët

Shqipëria

Berisha publikon dokumentet: Ja bashkëpunimi i ish-gjykatësit Hysi me trafikantët

Më: 28 mars 2018 Në ora: 18:35
Ish-Kryeministri Sali Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha pas deklaratave të PD për lidhje të ish-gjykatësit Hysi me ministrin e Brendëshëm Fatmir Xhafaj ka publikuar disa dokumente përmes të cilave sipas tij provohen bashkëpunimi i tyre.

Në një postim në rrjetin social facebook Berisha shkruan se “si shpërblim për bashkëpunimin e tij me grupe trafikantesh ai emërohet nga Rama në krye të shërbimit inteligjent të Ministrisë së Brendshme”.

“Këtu më poshtë keni 4 dokumentat zyrtare për njeriun më të besuar të Ramës dhe Xhafës, gjykatësin kriminel Agim Hysi, vendimet e KLD, të vitit 2002 si dhe të GjL, GJK dhe Gjykatës së Strasburgut për vendimin e KLD për përjashtimin e tij si fallsifikator të veprave kriminale të trafikantëve, lirimin e plaçkitësve të armatosur etj etj” shkruan Berisha.

Postimi i plotë:

Ja dokumentat zyrtare qe deshmojne bashkepunimin e ish gjykatesit kriminel, Agim Hysit me trafikantet.

Te dashur miq, ketu me poshte keni 4 dokumentat zyrtare per njeriun me te besuar te Rames dhe Xhafes, gjykatesin kriminel Agim Hysi, vendimet e KLD, te vitit 2002 si dhe te GjL, GJK dhe Gjykates se Starsburgut per vendimin e KLD per perjashtimin e tij si fallsifikator te veprave kriminale te trafikanteve, lirimin e plaçkitesve te armatosur etj etj.

Si shperblim per bashkepunimin e tij me grupe trafikantesh ai emerohet nga Rama ne krye te sherbimit inteligjent te Ministrise se Brendshme.

Lexoni dhe mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Pershendetje,

Uroj te jeni mire!
Pashe kete lajmin me poshte. Ky Agim Hysi eshte gjyqtar i shkarkuar per korrupsion nga KLD qe ne 2002 dhe ka humbur gjithe gjyqet deri GJEDNJ. Rrezik ka edhe dosje , nisur nga surrati dhe ku ka qene i perfshire dhe i besuar i Rames dhe Xhafes.
Kane nxjerre CV e .
Ai 3 vjet ka qene avokat shteti te zyra Strasburg dhe perfaqesonte shtetin shqiptar ne kundershtim me ligjin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat