Vizita e papritur! Ministri grek zbarkon nesër në Tiranë

Shqipëria

Vizita e papritur! Ministri grek zbarkon nesër në Tiranë

Më: 28 mars 2018 Në ora: 21:34
Nikos Kotzias dhe Ditmir Bushati

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, do të zhvillojë nesër një vizitë të shkurtër në Tiranë.

Burime për Ora News bëjnë me dije se kryediplomati grek do të takohet me Ministrin Bushati rreth mesditës në Ministrinë e Jashtme.

Në fokus të takimit të tyre mendohet të jenë bisedimet në lidhje me ecurinë e negociatave pas marrjes së autorizimit për plotfuqishmërinë.

Vonesa me dhënien e autorizimit nga Meta shtyu dhe vizitën e kryeministrit grek, Alexis Tsipras në Tiranë, e cila ishte parashikuar brenda prillit.

Pas vizitës në Tiranë, Kotzias do të fluturojë drejt Vienës, ku të premten do të takohet me homologun maqedonas Nikolla Dimitrov dhe negociatorin e OKB-së për çështjen e emrit, Matzhew Nimetz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat