Rama “kujton” Berishën: Kishte të drejtë për Rrugën e Kombit, por...

Shqipëria

Rama “kujton” Berishën: Kishte të drejtë për Rrugën e Kombit, por...

Më: 1 prill 2018 Në ora: 12:14
Sali Berisha dhe Edi Rama

Kryeministri Edi Rama deklaroi se ish kreu i qeverisë Sali Berisha kishte të drejtë kur deklaronte se Rruga e Kombit u bë me paratë e shtetit, por nuk mund të mirëmbahet nga buxheti, një argument të cilin Rama e përdori për të legjitimuar taksën e vendosur në këtë rrugë të rëndësishme të vendit.

Përballë një grupi të madh gazetarësh dhe 24 orë pas protestëës së qytetarëve të Kukësit, Rama deklaroi se personat që goditën policinë janë “marrë me dorë” pikërisht nga opozita. Kryeministri nuk i ka kursyer etiketimet ndaj tyre, duke i quajtur "thjesht vandalë" që erdhën me benzinë dhe hunj.

“Ju kujtoj se paraardhësi im e ka thënë botërisht, që ne ndërtuam por nuk mund ta mirëmbajmë dot dhe si rrallëherë ka thënë të vërtetën!

Janë bërë të gjitha studimet për tarifën dhe pastaj procesi ka hyrë në garë dhe ka rezultuar i suksesshëm. Kjo është e vërteta e thjeshtë. Natyrisht nëse, pastaj, kur je në karrige thua 'e ndërtuam por se mirëmbajmë dot[ dhe kur do të djegësh shtetin thua [kjo është taksë hajdutërie[, këtu nuk jemi më në zonën e debatit dhe kundërshtive politike, por jemi në një zonë tjetër, në zonën e dezinformimit, e nxitjes së qëllimshme të njerëzve dhe e zjarrnxitjes përmes individëve të mbledhur me dorë për të bërë atë që u bë...

Jemi në kushtet kur do të ishte e udhës që dhe ju (gazetaret) të jepni kontributin tuaj, jo për të na ndihmuar ne por të vërtetën, është e pamundur, arithmetikisht e pamudnur që kjo rrugë të mbahet pa para dhe nga ana tjetër, është menduar të ndërtohet një sistem i posaçëm për të gjithë banorët, karta aboneje.”-tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat