Tirana do të jetë e qetë, protesta zhvendoset në Kukës së bashku me të arrestuarit!

Shqipëria

Tirana do të jetë e qetë, protesta zhvendoset në Kukës së bashku me të arrestuarit!

Më: 2 prill 2018 Në ora: 22:57
Foto nga protesta

Dy ditë pas përfundimit të protestës në Kukës, kryeqyteti ka qenë mjaft i “zënë” këto 48 orë për shkak të protestuesve të shumtë të ardhur në mbështetje të personave të arrestuar nga policia të shtunën.

Por mesa duket, planet e opozitës për të zhvilluar një protestë masive në Tiranë, në momentin kur 23 protestuesit e arrestuar do të shkelin në gjykatë, do të shtyhet për shkak se dosja kundër tyre është dërguar drejt Gjykatës së Kukësit.

Gjyqi në fjalë kësisoj do të zhvillohet atje dhe me shumë gjasa dhe protesta e opozitës. 23 të ndaluarit do të dalin përpara gjykatës së Kukësit dhe do të marrin masën e sigurisë brenda këtyre dy ditëve. Ende nuk dihet nëse gjykata do të vendosë për ditën e nesërme apo të mërkurën, mbi kohën dhe momentin se kur do të thërrasë të pandehurit në gjyq. Por ajo që dihet me siguri është se Tirana do të jetë e qetë dhe e gjithë opozita shqiptare do të shkojë në Kukës, së bashku me të arrestuarit. Po e njëjta do të ndodhë dhe me qindra qytetarët që kanë ardhur në Tiranë e që kërkojnë lirimin e bashkëqytetarëve të tyrem, të arrestuar orët e vona të së dielës që lamë pas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat