Berisha: Kristaq Rama dhe Ramiz Alia kanë qenë agjentë të KGB-së në Shqipër

Shqipëria

Berisha: Kristaq Rama dhe Ramiz Alia kanë qenë agjentë të KGB-së në Shqipër

Më: 2 prill 2018 Në ora: 23:20
Kristaq Rama

Ish-kryeministri Sali Berisha, në intervistën e tij në Debati në Channel One”, ka folur dhe për kontratën e lobimit të PD, dhe akuzat që janë bërë për financime nga rusët.

“Mother Jones është Mother Jones. Por unë të them se PD nuk ka pasur asnjë kontakt me asnjë faktor rusë, cilido qoftë, nuk ka marrë asnjë qindarkë, nuk ka firmos asnjë kontratë. Për të gjitha po hetohen si në Shqipëri dhe në Byron Federale të Hetimit Ata që kanë marrë para në vitin 2013 është Edi Rama dhe partia e tij”, u shpreh Berisha.

Po ashtu Berisha dha se Ramiz Alia dhe Kristaq Rama kanë qenë agjend rezident të KGB-së në Shqipëri.

“Nuk mund të mohohet që Rusia ka ambiciet e veta, dy janë ambicie e shfaqura, Bosfori dhe Adriatiku. A ka bërë përpjekje për Shqipërinë? Shtrat i ngrohtë për rusofilin ka qenë Partia Socialiste. Nuk kam asgjë për të fshehur këtu, unë mund të them që Ismail Kadare, i thoshte një familjari të afërt, Sofokli Lazit që ka qenë agjent i KGB-së, se dhe Kristaq Rama ishte agjent i KGB-së, po ashtu dhe Ramiz Alia ka qenë një i tillë.

Ata ishin pasi u shkolluan në shkolla zbulimi, janë shkolluar në Rusi”, deklaroi Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat