Gjykata i hap rrugë ndërtimit të 5 kullave buzë Digës së Liqenit

Shqipëria

Gjykata i hap rrugë ndërtimit të 5 kullave buzë Digës së Liqenit

Më: 3 prill 2018 Në ora: 20:03
Tiranë

Gjykata Administrative e Apelit ka vendosur sot t’i hapë rrugë ndërtimit të pesë kullave në zonën e Digës së Liqenit Artificial të Tiranës.

Historia e 5 pallateve 17-katëshe buzë Digës së Liqenit daton që në tetor të vitit 2014, kur në krye të Bashkisë së Tiranës ishte Lulzim Basha.

Punimet u pezulluan nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në shtator të vitit 2015, ndërkohë që u revokua leja në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë.

Asokohe pati protesta nga shoqëria civile dhe Komiteti Kombëtar i Digave kundër projektit në fjalë.

Tanimë kompania “Gener 2” do të vijojë punimet për ndërtimin e kullave shumëkatëshe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat