Manjani: Gjykimi në Tiranë i protestuesve, është i paligjshëm

Shqipëria

Manjani: Gjykimi në Tiranë i protestuesve, është i paligjshëm

Më: 4 prill 2018 Në ora: 10:50
Ylli Manjani

Ish ministri i Drejtësisë ka bërë një shpjegim ligjor se pse dhënja e masës së sigurisë për të arrestuarit e Rrugës së Kombit është e paligjsheme. Në një status në facebook, Ylli Manjani shkruan se të vetmit që duhet gjykuar e dënuar në bazë të ligjit janë policët dhe Prokurorët.

Ja shënimi i plotë i ish ministrit të drejtësië Ylli Manjani në facebook:

Ja përse gjykimi në Tiranë i masave të sigurisë është haptazi, po haptazi fare e PALIGJSHME!

Lexoni nenet 76 dhe 91 të Kodit të Procedurës që janë këtu.

Nuk ka kompetencë gjykata e Tiranës, por e Kukësit!

Nëse duhej ndërruar gjykata, këtë duhej ta vendoste Gjykata e Lartë!

Ndërkohë masat ndaluese edhe sipas orës së Fallsifikuar, tashmë kanë rënë!

Të vetmit që duhen gjykuar e dënuar në bazë të ligjit janë Policët dhe Prokurorët.

Ky është ligji!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat