Meta për “Rrugën e Kombit”: E drejtë e qytetarit të kërkojë llogari për taksat

Shqipëria

Meta për “Rrugën e Kombit”: E drejtë e qytetarit të kërkojë llogari për taksat

Më: 6 prill 2018 Në ora: 12:42
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta

(E plotësuar) - Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta e quan të drejtë të çdo qytetari të forcojë ndjenjën e llogaridhënies ndaj qeverisjes për çdo taksë që paguan.

“Besoj se jam përpjekur të jap mesazhet e duhura. Megjithatë dua të theksoj se ne nuk e kemi luksin as ‘të këpusim një lule’ meqënëse ato kanë filluar të çelin për shkak të pranverës, dhe për shkak edhe të dëmeve që vendi ka pësuar në të kaluarën nga mungesa e dialogut dhe nga fryma e përjashtimit dhe konfrontimit”, u shpreh ai.

Duke folur për këtë temë për të cilën edhe u protestua në Shipëria, ai tha se pret një reflektim të përgjithshëm.

“Shpresoj në një reflektim të përgjithshëm dhe në vendosjen e një dialogu, i cili ndihmon në përmirësimin e mirëqeverisjes së vendit dhe besimit dhe respektimit tek institucionet e përbashkëta”, tha Meta, shkruan tch.

Por si e gjykon kreu i shtetit aksionin e ndërmarrë nga opozita për mosbindje civile.

“Besoj se mesazhi im ka qenë dhe mbetet i qartë. Opozita ka të gjitha mundësitë që të shfrytëzojë instrumentet e saj për të rritur kontrollin parlamentar ashtu sikurse maxhoranca duhet të jetë më e interesuar për diagol të qëndrueshëm me opozitën, grupet e interesit, me komunitetet, me qytetarët në mënyrë që të evitohet çdo shkak për tensione të panevojshme dhe për konflikte që nuk i shërbejnë as vendit, as qytetarëve dhe as një qeverisje më të mirë dhe as një demokracie për të cilën të gjithë duhet të kontribuojmë më shumë”, tha ai. 

Meta komenton protestat kuksiane: Janë legjitime. Qeveria të japë më shumë llogari

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është shprehur se është e drejta e komunitetit që kërkojë llogari për vendimet që merren ndaj tij.

Sipas tij, protestat forcojnë ndjenjën e llogaridhënies të qeverisë ndaj qytetarëve.

‘Shpresoj në një reflektim të përgjithshëm të qeverisë.

Mesazhi im ka qenë dhe mbetet i qartë. Opozita ka të gjitha mundësi të shfrytëzojë të gjitha mënyra për të rritur kontrollin parlamentar dhe mazhoranca duhet të jetë e interesuar për dialog me të gjitha grupet e interesit, qytetarët.

Të evitohet çdo shkak për tensione të panevojshme dhe konflikte që nuk i shërbejnë askujt, as qytetarëve as një qeverisje më të mirë dhe as për një demokraci’, u shpreh presidenti ilir Meta për gazetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat