Vrasja e Devi Kasmit, dosja kalon te Krimet e Rënda

Shqipëria

Vrasja e Devi Kasmit, dosja kalon te Krimet e Rënda

Më: 6 prill 2018 Në ora: 16:51
Gjykata e Krimeve të Rënda

Dosja hetimore për vrasjen e Devi Kasmit kalon tek Prokuroria e Krimeve të Rënda, kjo për shkak se të arrestuarve për vrasjen e Kasmit, iu është bashkëngjitur edhe akuza dhe për grup të strukturuar kriminal, përgjegjësi e Krimeve të Rënda.

Kjo Gjykatë do të vlerësojë masat e sigurisë për Elton Halipaj, 36 vjeç, Efthymiou Efthymious, 41 vjeç, Malvin Dinellari, 30 vjeç, Elton Hoxhallari. Në kërkim për vrasjen e Kasmit është edhe Aurel Hoxhallari.

Kujtojmë këtu se Devi Kasmi u ekzekutua mbrëmjen e 29 janarit në rrugën ‘Kongresi i Manastirit’ në afërsi të banesës së tij, me 4 plumba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat