E spërkasin me benzinë dhe më pas i vënë flakën mjetit, kush është pronari i ”Bmw”-së në Vlorë

Shqipëria

E spërkasin me benzinë dhe më pas i vënë flakën mjetit, kush është pronari i ”Bmw”-së në Vlorë

Më: 7 prill 2018 Në ora: 14:31
BMW e djegur

Një automjeti tip ‘Bmw’ i është vënë flaka teksa ka qenë i parkuar në oborrin e një banese në Vlorë.

Mjeti ishte në pronësi të 27-vjeçarit Everest Meçorapaj, ndërsa dyshohet se autorët e kanë spërkatur fillimisht me benzinë dhe më pas e kanë djegur.

Policia njofton se: Më datë 07.04.2018, në lagjen “4 Heronjt”, është djegur pjesërisht, mjeti tip ”BMW”, në pronësi të shtetasit E.M., 27 vjeç, banues në Vlorë.

Nga kqyrja paraprake e automjetit dyshohet se zjarrëvënia është e qëllimshme.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat