Pashkët, Meta uron besimtarët ortodoksë

Shqipëria

Pashkët, Meta uron besimtarët ortodoksë

Më: 7 prill 2018 Në ora: 22:40
Ilustrim

Kreu i Shtetit Ilir Meta, ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Pashkëve.

Përmes një statusi në profilin e tij, Meta duke uruar këtë festë, bën apel për vëmendje më shumë për njerëzit në nevojë.

Urimi i Metit:

Iu uroj nga zemra besimtarëve ortodoksë dhe mbarë popullit shqiptar: ‘Gëzuar dhe përshumëvjet Pashkët’! Mbarësi e shëndet në familjet tuaja!

Dita e Ringjalljes së Krishtit na ndihmoftë të gjithëve për të ringjallur shpresat te jeta më e mirë dhe për të tejkaluar sfidat me besim, dashuri e në harmoni të plotë.

Në këtë Ditë të Shenjtë vëmendja jonë duhet të shkojë te njerëzit në nevojë, për më shumë kujdes e përkrahje, por edhe te forcimi i familjes dhe vlerave të saj.

Kjo Ditë e Shenjtë na kujton nevojën për më shumë mirëkuptim, dialog, respektim të vlerave morale e forcim të bashkëjetesës së mrekullueshme fetare, të cilat na ndihmojnë të përballemi me çdo sakrificë për të ecur të sigurtë drejt së ardhmes.

Gëzuar Festën e Pashkëve! Zoti ju bekoftë Ju, familjet tuaja, Shqipërinë dhe kombin shqiptar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat