Të pathënat e taksës që ndau Kombin

Shqipëria

Të pathënat e taksës që ndau Kombin

Më: 8 prill 2018 Në ora: 17:00
Rruga e Kombit

Ndue Zefi jeton në fshatin Shtungaj të Mirditës. Shtëpia e tij gjendet vetëm pak metra larg rrugës, e cila po kthehet në një kufi financiar të pakalueshëm.

Për familjen e Zefit kjo rrugë rrezikon të bëhet barriera që e privon edhe nga nevojat më jetike. Arsyeja është taksa 5 euro e kalimit.

“Pasha zotin nuk dal në udhë me kalu sepse s’kam me paguar dhe as kam mundësi me pague”, thotë Ndue Zefi.

Për banorët e Mirditës, Kukësit dhe shumë zonave të tjera në pjesën veriore të Shqipërisë, ndërtimi i Rrugës së Kombit zgjoi shpresën për një jetë më të mirë. Por ndryshe nga sa patën shpresuar, tani rrezikon të mbjellë mjerim.

Sonte në 20:05 në Top Channel, “Exclusive” sjell historinë e këtij investimi që vazhdon të kërkojë paratë e shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat