Rrëqeth ish- i dënuari në kampin e Tepelenës: Në kazermë jetonim 600 vetë

Shqipëria

Rrëqeth ish- i dënuari në kampin e Tepelenës: Në kazermë jetonim 600 vetë

Më: 9 prill 2018 Në ora: 23:04
Sokol Mirakaj

Ish i dënuari Sokol Mirakaj, ka rrëfyer historinë e tij të vuajtjes në kampin e Tepelenës.

Ai shprehet se kushtet në kamp kanë qenë të këqija. Brenda një kazermë sipas tij jetonin 600 persona dhe hapësira për një person ishte sa një gazetë.

Mirakaj rrëfen se brenda kazermës jetonin gratë dhe burrat bashkë, të sëmurët dhe të shëndosh bashkë, sipas tij ishte ambient i rënd dhe jetohej në vështirësi.

“Dikur ishte një kamp ku ishim të ndarë nga njëri tjetri me copa gazetash. Ne ishim katër vetë, ngjitur me ne ishte një familje tjetër, gjysma e gazetës ishte hapësira për një njeri në kamp.

 Jetonim 600 veta brenda një kazerme, gra, burra, pleq, fëmijë, të sëmurë, të shëndosh. Për të gatuar gatuhej jashtë kampit në fund të fushës së kampit. 100 metra larg kazermave ku shkonim e merrnim ushqimin, atë ushqim të shkretë e hanim përpara se të futeshim në kazermë”, u shpreh Mirakaj në “Opinion”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat