Nga nofka tek ‘veset’, pyetjet për 11 mijë efektivë që do të kalojnë Vettingun

Shqipëria

Nga nofka tek ‘veset’, pyetjet për 11 mijë efektivë që do të kalojnë Vettingun

Më: 10 prill 2018 Në ora: 17:14
Policia e Shqiperise

Prej datës 5 prill ka nisur zyrtarisht procesi i Vetting-ut në polici. 11 mijë efektivët të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës duhet të dorëzojnë formularët e vetëdeklarimit brenda afatit 30-ditor. ‘

News24’ dhe ‘BalkanWeb’ ka siguruar 3 formularët që do të plotësojnë punonjësit e policisë: Atë për kontrollin e figurës, formularin e vetëvlerësimit profesional dhe deklaratën e pasurisë. Formularët do të quhen të vlefshëm dhe do të pranohen, vetëm nëse nuk lihet asnjë rubrikë pa u plotësuar.

Në Deklaratën për kontrollin e figurës, punonjësve të policisë iu kërkohet që përveç të dhënave të gjendjes civile, të deklarojnë edhe ndonjë nofkë që kanë pasur. Policëve u kërkohet të deklarojnë nëse ata apo familjarë të tyre kanë takuar me qëllim ose jo persona të përfshirë në krimin e organizuar dhe nëse kanë pasur ndonjë problem me ligjin në Shqipëri ose jashtë saj.

Në formular ata duhet të deklarojnë edhe nëse kanë varësi ndaj bixhozit ose alkoolit. Në formularin e vlerësimit profesional punonjësit e policisë duhet të tregojnë përveç punësimit edhe gradat që kanë mbajtur edhe pjesëmarrjen në konferenca shkencore, workshope, nëse kanë botime brenda ose jashtë vendit. Në deklaratën e pasurisë ata duhet të tregojnë të ardhurat e çdo personi që përmban certifikata e tyre familjare. Policëve iu kërkohen shpenzimet e vitit të fundit, udhëtimet e 3 viteve të fundit, dhe shpenzimet për arsimin e fëmijëve.

Formularët iu janë dërguar të gjithë punonjësve të policisë. Formularë ka edhe për ish punonjësit të cilët nuk janë përjashtuar nga policia dhe do të duan të rikthehen në detyrë. Gjatë këtyre ditëve në drejtori të ndryshme dhe komisariate janë bërë trajnime për plotësimin e formularëve të cilët kanë afat plotësimi deri në 5 maj. 

Po kështu ka nisur puna dhe për ngritjen e Bordit i Përzgjedhjes i cili do të përzgjedhë anëtarët e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, me 15 anëtarë dhe do të vlerësojë 300 punonjësit e policisë me gradat më të larta. Bordi i Përzgjedhjes përbëhet nga 5 anëtarë, nga Ministria e Brendshme, Avokati i Popullit, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Shërbimi Informativ Shtetëror, dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Bordi drejtohet nga antari i Ministrisë së brendshme. Brenda datës 15 prill Bordi i Përzgjedhjes do të publikojë thirrjen për paraqitjen e shprehjeve të interesit për pozicionet e të gjithë anëtarëve të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat