Kush është Mario Majollari, i ekzekutuar sonte në Tiranë…

Shqipëria

Kush është Mario Majollari, i ekzekutuar sonte në Tiranë…

Më: 10 prill 2018 Në ora: 21:51
Mario Majollari

Një 28-vjeçar është vrarë me armë zjarri sonte në një zonë të pandriçuar në Kinostudio të Tiranës. Ngjarja dyshohet të jetë kryer për hakmarrje, pasi babai i tij është dënuar me burg përjetë. Viktima është Mario Majollari, i lindur në vitin 1990. Ai u ekzekutua pranë banesës së tij.

Mario më 2015 kishte aplikuar për azil në Suedi. Ai ka thënë se ishte i rrezikuar nga hakmarrja. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po mbledh të gjitha provat për të shkuar në gjurmët e vrasësve. Dyshohet se kanë qenë dy persona që kanë kryer krimin që tronditi kryeqytetin. Njëri ka kryer vrasjen, kurse tjetri ka ndihmuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat