Rruga e Kombit, Çani: Koncesionari kërkoi tarifë zero për kuksianët

Shqipëria

Rruga e Kombit, Çani: Koncesionari kërkoi tarifë zero për kuksianët

Më: 10 prill 2018 Në ora: 22:12
Foto ilustrim nga rruga e kombit

Gazetari Artur Çani i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, thotë se koncesionari i Rrugës së Kombit kërkoi që pagesa për qytetarët e Kukësit të ishte zero, por qeveria ka insistuar sipas tij, që të vendosej kjo taksë.

Çani: Aksionerët e këtij koncesioni kanë thënë ta bëjmë zero për Kukësin dhe ka insistuar qeveria që të mos jetë. Kjo është një gjendje mendjemadhësie, mos gjykim i vlerës siç duhet. 

Dyrnjaja: Është makuteri për të fituar më shumë.

Çani: Nuk ka kontratë koncensionare pa fituar gjë ai që ta jep. U dogj një njeri sepse Erdogan tha është kundërshtarja ime. E morën dhe e hoqën. Të mos bëjmë qorrin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat