Erion Braçe: Erion Veliaj duhet të rikandidohet në Tiranë

Shqipëria

Erion Braçe: Erion Veliaj duhet të rikandidohet në Tiranë

Më: 10 prill 2018 Në ora: 22:16
Edi Rama dhe Erion Veliaj

Deputeti i PS Erjon Braçe komentoi sonte deklaratën e kryetares së LSI-së Monika Kryemadhit thënë mbrëmjen e djeshme te “5 Pyetjet nga Babaramo?” se Rama nuk do të rikandidojë Erjon Veliaj në Tiranë në zgjedhjet lokale të 2019. Erion Braçe theksoi prerë se Erion Veliaj duhet të rikandidohet.

Nuk iu shqetëson protesta për shkak të taksës së re?

Me skemën e re deri në 2 mln lekë të reja çdo mall që blen ka tatimin, TVSH-ja është taksë konsumi që e paguajmë direkt unë dhe ti. Në momentin që tregtari e ngatërron, atëherë pasurohet në kurrizin tim, tëndin dhe të tjerëve. Në këto moment, kur nuk derdh në buxhet TVSH, natyrisht pasurohet në kurrizin tonë dhe buxhetit të shtetit. Njohim TVSH e çdo malli për bizneset. Tregtari është i shqetësuar se nuk po funksionon në disa nga hapat që qeveria ka ndërmarrë për konsolidimin fiskal dhe konsolidimin e ekonomisë. Edhe këtë rast mungon komunikimi i qeverisë. E gjithë administrata fiskale, që nga dhjetori që morëm këtë masë për të formalizuar ekonominë duhet të kishin trokitur në cdo dyqan me letër në dorë për të treguar se cili do të ishte efekti. Këtë ia kam thënë kryeministrit dhe ministrit të Financave.

Ata u ngritën në protestë?

Ata janë injorantë. Merre Bumçin dhe Nokën dhe nëse do të shpjegojnë TVSH unë iki dhe jap dorëheqjen. Merre Bashën dhe nëse shpjegon TVSH, unë iki, se secili nga këta nuk e ka haberin. Kjo duhet të u ishte shpjeguar tregtarëve.

A është Veliaj kandidat i PS për zgjedhjet e ardhshme?

Për shkak se ju hyni edhe në telefon. Keni avancuar. Dje kam qesh me lot, pas çdo flesh-i që vinte në telefonin tim, dhe një nga flesh ishte që “Veliaj është në rrezik”. Këtë e thoshte kryetarja e një partie tjetër, që po i ikën partia nga dita në ditë. Partia ka forume, vlerëson punën, sikur ka vlerësuar edhe atë. Unë nuk mendoj që Veliaj është në rrezik, puna që ka bërë është e pakrahasueshme me paraardhësit i tij..

Po me Ramën?

Tirana ka pemë falë Ramës, nesër do të ketë më shumë falë Veliajt

Pra, Veliaj do të jetë kandidat?

Për mua po, nëse do të më kërkohet mendim me votë, pas asnjë dyshim do të votoja Veliajn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat