Ndërtohet skena e vrasjes së 28-vjeçarit, detaji që mund t’i çojë drejt kapjes autorët

Shqipëria

Ndërtohet skena e vrasjes së 28-vjeçarit, detaji që mund t’i çojë drejt kapjes autorët

Më: 10 prill 2018 Në ora: 22:51
Foto nga vendi i ngjarjes

Në një rrugicë disi të fshehtë në që lidhet me rrugën “Aleksandër Moisiu” në Kinostudio, Mario Majollari u qëllua me pistoletë duke gjetur vdekjen në vend.

Mësohet se 28-vjeçari Majollari ka qenë duke ecur më këmbë në rrugicën gati të pandriçuar kur persona të paidentifikuar janë afruar dhe kanë qëlluar nga një makinë, pa zbritur nga ajo. Pasi e kanë qëlluar disa herë, autorët janë larguar me shpejtësi. Sipas dëshmitarëve, mjeti i atentatorëve u largua drejt Tufinës, e duket se kjo gjë mund ta ndihmojë policinë për kapjen e tyre, raporton BW.

Kalimtarë të rastit dhe banorë të zonës kanë dëgjuar të shtënat dhe më pas kanë konstatuar viktimën dhe kanë njoftuar policinë, e cila ka ngritur disa postblloqe për kapjen e autorëve.

Deri tani janë disa persona të shoqëruar, por nuk dihet nëse ndërmjet tyre ka të dyshuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat