Raporti i “Albanian Freedom House”, Aleksi: Orkestrim mafioz në dëm të integritetit të Institucionit të Presidentit

Shqipëria

Raporti i “Albanian Freedom House”, Aleksi: Orkestrim mafioz në dëm të integritetit të Institucionit të Presidentit

Më: 11 prill 2018 Në ora: 16:23
Emiljano Aleksi

Dozat kolumbiane mbi të cilat bazohej raporti i “Albanian Freedom House”, jo rastësisht u shoqëruan sot me shkrime nga portale të oligarkisë. Asgjë e rastësishme por një orkestrim mafioz për të krijuar fokuse artificiale në dëm të integritetit të Institucionit të Presidentit të Republikës, kështu vlerëson Emiljano Aleksi, këshilltar i Presidnetit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

"Dozat kolumbiane mbi të cilat bazohej raporti i “Albanian Freedom House”, jo rastësisht u shoqëruan sot me shkrime nga portale të oligarkisë. Asgjë e rastësishme por një orkestrim mafioz për të krijuar fokuse artificiale në dëm të integritetit të Institucionit të Presidentit të Republikës.

Me neveri i hedhim poshtë këto provokime të orkestruara në mënyrë mafioze e ordinere, nga portale që përdoren në përpjesëtim të drejtë me koncesionet, në kurriz të qytetarëve shqiptarë", thuhet në reagimin e Emiljano Aleksit, këshiltarë i Presidentit Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat