Tarifa në rrugën e Kombit, qeveria shqiptare merr një tjetër vendim

Shqipëria

Tarifa në rrugën e Kombit, qeveria shqiptare merr një tjetër vendim

Më: 11 prill 2018 Në ora: 21:59
Pika kufitare Shqipëri - Kosovë

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri hedh dritë mbi negociatat që po zhvillon mes qeverisë dhe koncesionarit për tarifën e Rrugës së Kombit.

Ministri deklaroi se për banorët e Kukësit që do të përdorin transportin publik nuk do të ketë asnjë tarifë, ndërsa për ata që do të lëviznin me mjete private do të ketë një tarifë, e cila nuk është vendosur, pasi po negociohet.

Përsa i përket qytetarëve të tjerë shqiptarë që do të përdorin rrugën, por edhe shqiptarëve të Kosovës dhe vendeve të tjera nuk do të ketë asnjë ndryshim, pra do të paguajë 5 euro. E ndërsa i cilësoi protestat të nxitura nga opozita, ministri deklaroi se ende nuk është vendosur nëse do të ketë rrugë të tjera që do të jepen me koncesion.

"Për banorët e Kukësit që përdorin transportin publik nuk do të preken nga tarifat. Për banorët me mjete private do të ketë tarifë të reduktuar të arsyeshme. Për qytetarët e tjera shqiptarë, shqiptarët e Kosovës dhe qytetarët e vendeve të tjera nuk do të ndryshojë tarifa, 5 euro. Jemi në negociata me kompaninë dhe banorët e Kukësit dhe para verës do të vendoset në fuqi tarifa. Tarifa nuk do të ndikojë në uljen e pushuesve nga Kosova", tha Gjiknuri.

Një tjetër rrugë që është kthyer në qendër të debateve të politikës është ajo Tiranë-Elbasan, që vijon që të marrë fonde, por ende nuk ka përfunduar. Gjiknuri u shpreh se për rrugën duhet edhe 18 milionë euro, ndërsa objektivi është që të përfundojë në muajin shtator të këtij viti.

Duhen edhe 18 milionë euro për përfundimin e rrugës Tiranë-Elbasan. Objektivi është që të mbarojë në shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat