Franca dhe Belgjika kthen në Rinas edhe 30 shqiptarë

Shqipëria

Franca dhe Belgjika kthen në Rinas edhe 30 shqiptarë

Më: 11 prill 2018 Në ora: 23:26
Avion

Një avion me 30 shtetas shqiptarë të deportuar nga Franca dhe Belgjika ka mbërritur në Rinas pasditen e sotme.

Ky numër e çon në rreth pesë mijë persona, numrin e atyre që janë deportuar nga vendet e BE-së duke nisur nga fillimi i janarit e deri më tani.

Zv/drejtoresha e Përgjithshme e Policisë së Shtetit shqiptar, Aida Hajnaj, e pranishme në Rinas, gjatë një pronocimi për mediat, ka theksuar Policia e Shtetit edhe për vitin 2018, do të vijojë zbatimin e masave shtesë për parandalimin e fenomenit të azilkërkimit.

Në kuadër të masave parandaluese, gjatë kësaj periudhe janë proceduar 80 shtetas shqiptarë që kanë tentuar të kalojnë kufirin me dokumente të falsifikuara.

Masat janë forcuar edhe në kufirin jeshil, ku si rezultat i patrullimeve janë kapur rreth 700 shtetas shqiptarë që kanë tentuar të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme.

Policia e Shtetit është e vendosur që të zbatojë me rigorozitet masat shtesë, deri në parandalimin e fenomenit të azilkërkimit, shkruan oranews.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat