Debati në Kuvend/ Braçe: Basha paguan 1 mijë lekë si taksë për pronën. Noka: Çohu mo në këmbë se nuk dukesh

Shqipëria

Debati në Kuvend/ Braçe: Basha paguan 1 mijë lekë si taksë për pronën. Noka: Çohu mo në këmbë se nuk dukesh

Më: 12 prill 2018 Në ora: 11:05
Kuvendi i Shqiperise

Gjatë debatit në Kuvedin, Erion Braçe ka marrë fjalë nga vendi i tij duke akuzuar Bashën për 4 viktimat e 21 janarit, si dhe duke i përmendur taksën që paguan për shtëpinë e tij tre katëshe.

Fjala e Braçes:

Të kërkonte ndjesë ndaj Kuksianëve për një rrugë që nuk është mbaruar. Unë nuk dua të shikoj protestues në burg, por ky debat për protestuesit bëhet me njerëzit që protestojnë jo me ish ministra që vrasin protestues. Ka mbi kurriz katër të vrarë si ministër i brendshëm, i vetmi që ka vrarë protestues në demokraci, por vazhdon të qeshë. Edhe në këtë rast refuzon ë dalë para drejtësisë.

Ish-ministri i brendshëm i demokracisë, më 21 janar janë arrestuar 442 vetë, në ditët që pasuan pasi u vranë 4 protestues, u dënuam me burg 42 protestuesm, për të mbuluar vrasjen e protestuesve. Ka edhe kuksian të dënuar më 21 janar.

Ka padrejtësi në këtë vend. Një pensionist sot në Tiranë paguan taksë shtëpia sa Lulzim Basha. Ai ka tre kate shtëpi, ndërsa ka edhe pensionistë që paguajnë  taksë sa ai. 100 lekë në muaj. Si mund të jetë e drejtë kjo dhe e padrejtë që Basha të paguaj më shumë taksa për atë shtëpi që ka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat