“Rama k…”, Spiropali kapet me deputetet e LSI-së: E turpshme

Shqipëria

“Rama k…”, Spiropali kapet me deputetet e LSI-së: E turpshme

Më: 12 prill 2018 Në ora: 12:53
Kuvendi i Shqipërisë

Lëvizja Socialiste për Integrim ka vendosur të ironizojë kryeministrin Edi Rama me disa pankarta gjysmë shqip, gjysmë anglisht.

Pasi kërkoi përjashtimin e Ramës nga Kuvendi, për shkak se ka përdorur një ironi me nënkuptim organin gjenital, deputetët e LSI dolën sot para foltores.

Ata mbanin pankarta ku shkruhej: “Rama ti je DICK, populli është BIG”.

Fjalën k… deputetët kanë vendosur ta shkruajnë në anglisht.

Për Elisa Spiropalin, veprimi i kolegeve ishte i turpshëm.

“Një grusht deputetësh, gra dhe burra të frikësuar dhe të mbledhur rreth foltores së Kuvendit si në një mejhane për ti ngulur edhe njëherë thikën Shqipërisë për fatet e vendit. Turp dhe neveri kemi ndjerë si gra të ulura në atë Kuvend për gjuhën e turpshme të kryera nga disa vajza dhe gra të keqpërdorura nga LSI dhe PD”– tha Spiropali pas përfundimit të seancës.

Krahasimi i kreut të qeverisë “dick”, në përgjigje të fyerjes sipas tyre, që kryeministri Rama u bëri gjithë shqiptarëve, duke i krahasuar më organin gjenital mashkullor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat