Balla: Tensionet e sotme nga opozita janë me qëllim kundër hapjes së bisedimeve

Shqipëria

Balla: Tensionet e sotme nga opozita janë me qëllim kundër hapjes së bisedimeve

Më: 12 prill 2018 Në ora: 14:32
Deputeti Taulant Balla

Deputeti Taulant Balla e lidh qëndrimin bllokues të opozitës në Kuvend me vendimin e Komisionit Europian sa i takon hapjes së bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë dhe reformën në drejtësi.

"Jo më kot ky qëndrim bëhet në seancën e fundit para datës 17 prill, që është një ngjarje e rëndësishme për vendin”, tha ai në Parlament.
Jashtë Parlamentit, Taulant Balla Balla e  theksoikëtë.

“Sot është seanca e fundit parlamentare para se javën e ardhshme të vendoset për hapjen e negociatave dhe integrimin e Shqipërisë në BE. Ky do të jetë një lajm shumë i mirë”, tha ai.

Balla thotë se pas protestës së opozitës qëndrojnë edhe gjyqtarët e korruptuar.
“Reforma në drejtësi po ecën përpara. E gjithë kjo dhunë sot në Parlament është shprehja më e qartë e shprehjes së solidaritetit mes gjyqtarëve të korruptuar dhe politikanëve të korruptuar si Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi”, u shpreh Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat