Priten protesta nga opozita brenda sallës

Shqipëria

Priten protesta nga opozita brenda sallës

Më: 12 prill 2018 Në ora: 14:37

Sot pritet një përplasje e fortë ndërmjet opozitës dhe mazhorancës për çështje të mëdha që ngritën qytetarët në revoltë e duke nisur, që nga çështja e mospërjashtimit të kryeministrit Edi Rama nga seanca për shkak të fjalorit vulgar.

Kjo është seanca e parë e Kuvendit ku opozita do të paraqitet pas protestave popullore që ka mbështetur gjerësisht, protestave kundër taksës në Rrugën e Kombit, kundër arrestimit të protestuesve dhe kundër skemës së TVSH për bizneset.

Një javë më parë, deputetët e opozitës nuk mundën të marrin pjesë në seancë, pasi ata protestuan para Gjykatës së Tiranës për lirimin e protestuesve të Rrugës së Kombit. Kërkesa e tyre për shtyrjen e seancës nuk u pranua nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat