I vjedhin profilin e Facebook-ut të së bijës, reagon ashpër Kryemadhi: Po keqpërdoret nga…

Shqipëria

I vjedhin profilin e Facebook-ut të së bijës, reagon ashpër Kryemadhi: Po keqpërdoret nga…

Më: 12 prill 2018 Në ora: 15:06
Monika Kryemadhi

Monika Kryemadhi, ka bërë një njoftim të rëndësishëm që lidhet me vajzën e saj të vogël ku ka pohuar se persona të paidentifikuar kanë hapur një profil në emër të Era Metës, vajzës së vogël të familjes Meta. Kryemadhi i ka bërë thirrje prokurorisë dhe krimit kibernetik në Ministrinë e Brendshëm që të hetojë këtë rast, ndërsa paralajmëroi se autorët do ta paguajnë shtrenjtë.

“Ky eshte nje profil fals ne emer te Eres, vajzes time dhe qe sot po keqperdoret ne Facebook nga persona te paguar. I bej thirrje drejtorise se krimit kibernetik ne ministrine e brendshme dhe prokurorise te nise hetimet per kete rast flagrant abuzimi per nje te mitur. Ne te njejten kohe paralajmeroj ata qe keqperdorin femijet e mi se nuk do e kalojne lehte kete akt pervers, te frymezuar dhe sponsorizuar nga ata qe kurre nuk kane respektuar familjet e aq me pak femijet e tyre.
Ju lutem bejeni report kete profil! “, ka shkruar ajo.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat