Paloka: Fundin e Ramës e ka parashikuar populli, seancat e tjera do të...

Shqipëria

Paloka: Fundin e Ramës e ka parashikuar populli, seancat e tjera do të...

Më: 12 prill 2018 Në ora: 18:26
Edi Paloka

Nënkryetari i PD-së,. Edi Paloka, njëherëz Nënkryetar i Kuvendit, tha se tashmë fundi i Edi Ramës është i vendosur. Paloka tha se fundin e Ramës e ka vendosur populli, duke shtuar se kur fundin t’a parashikon populli,  është edhe më i tmerrshëm.

Deklarata e nënkryetarit demokrat të Kuvendit, u bë pak përpara nisjes së mbledhjes së Byrosë Parlamentare, ku do të merret një vendim lidhur me kërkesën e Partisë Socialiste për denimin e disa deputetëve të opozitës dhe ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, pas seancës së sotme parlamentare.

“Reagimin e opozitës ndaj Parlamentit e patë sot, do të jetë edhe më i fortë në seancat e tjera. Nëse kuksianët mbahen në burg dhe Sajmir Tahiri rri në Parlament, reagimi do të jetë edhe më i fortë”, tha Paloka.

Në vijim ai shtoi se Byroja nuk dënoi Edi Ramën që me fjalorin e tij ka fyer të gjithë shqiptarët.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat