Ironizon Vasili: Ramës dhe të vetëve u punojnë veç instinktet në Parlament

Shqipëria

Ironizon Vasili: Ramës dhe të vetëve u punojnë veç instinktet në Parlament

Më: 12 prill 2018 Në ora: 22:32
Petrit Vasili

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar pas qëndrimit të shprehur nga kryeministri Rama lidhur me vendimin e Byrosë së Kuvendit për përjashtimin e 6 deputetëve të opozitës dhe ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Vasili ironizon kryeministrin Rama.

“Kryeministri eshte krenar qe atij dhe te tijve u punojne vec instiktet ne Parlament dhe ai e te tijet jane pre e tyre dhe veprojne e qeverisin pa vetedije.

Eshte i sinqerte. Ngaterron boten e njerezeve me te kafsheve.

Qeveris me instikte,ndaj ngaterron qeverine me kopshtin zoologjik.

Zoti e meshirofte”, shkruan Vasili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat