Tensionet në Kuvend, Lubonja paralajmëron: Këto janë preludet e një situate shpërthyese

Shqipëria

Tensionet në Kuvend, Lubonja paralajmëron: Këto janë preludet e një situate shpërthyese

Më: 13 prill 2018 Në ora: 00:11
Fatos Lubonja

Analisti Fatos Lubonja e sheh situaten e tensionuar mes opozites dhe mazhorances si nje prelud te nje situate konfliktuale dhe shperthyese, ose me e keqja do te jete nenshtrimi ndaj kesaj mazhorance.

“Dhuna bëhet mjeti i vetëm dhe ndërkombëtarët. Ka mungesë dIalogu, komunikimi. Për mua ata duhet të ishin në hetim të lirë, por problemi ëhtHë prokuroria, opozita mund t’ja hidhnin miellin Prokurorisë.

Problemi që agravoihet dita ditës, kjo mazhorancë e shoh tepër arrogante, ajo që më shqetëson është që këta janë gjithë këta deputetë që i shohin haptazi këto koncesionet që duken hapur grabitje, 2 mln ai Kastrati e do marri 400 milionë pas ca vitesh. E këta deputetë nuk thonë një fjalë. E krijohet pastaj një situatë absurde. Nëse është një grup njerëzis me Ramën në krye që kanë ndërtuar një sistem, e këta të tjerët pastaj marrin një thërrime e rrinë rehat…Nëse Arta Marku do kishte hapur procedura për këtë lloj koncesioni që sic doli ishte dhe falsifikuar, e bëhet fjalë për humbje të mëdha, unë shoh një situatë që mund të jetë shpërthyese, këto janë preludet e një situate që do ketë konflikt ose do ketë autoritarizëm të plotë të partisë në pushtet. Këta duket sikur e kanë drejtësinë të tyre ndaj edhe flasin kështu, se thotë kanë frikë se do ju fusi reforma në drejtësi në burg, ndërkohë edhe këta duhet të kenë frikë”, u shpreh analisti ne emisionin “Studio e Hapur” te gazetares Eni Vasili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat