Rama publikon 13 shërbimet që mund të paguhen nga telefoni apo puna

Shqipëria

Rama publikon 13 shërbimet që mund të paguhen nga telefoni apo puna

Më: 13 prill 2018 Në ora: 12:57
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook 13 shërbimet e reja elektronike me pagesë të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve që mund të paguhen pa qenë e nevojshme për të shkuar nëpër zyra institucionesh. Ky shërbim u mundëson bizneseve të paguajnë direkt nga vendi i punës, shtëpia apo celulari, një sërë detyrimesh tatimore, duke shkurtuar kohë, radhë të gjata dhe reduktim për korrupsionin.

Statusi i plotë:

Çdo ditë një hap në rrugën për SHQIPERINE QE DUAM

Vazhdojmë lehtësimin e shërbimeve dhe uljen sistematike të ndërveprimeve direkte me administratën, duke reduktuar vijimësisht mundësitë për korrupsion, radhat e kota dhe humbjet e kohës

Sapo u publikuan në portalin e-Albania 13 shërbime të reja elektronike me pagesë, të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Nëpërmjet këtyre shërbimeve, bizneset mund të paguajnë direkt nga vendi i punës, shtëpia apo celulari, një sërë detyrimesh tatimore:

1. Tatim mbi të Ardhurat Personale të Biznesit të Vogël
2. Tatim i Lojërave të Fatit
3. Tatim mbi të Ardhurat nga Punësimi
4. Tatim i Mbajtur në Burim
5. Tatim mbi Vlerën e Shtuar
6. Tatim i Thjeshtuar mbi Fitimin
7. Tatim Fitimi
8. Tatim mbi të Ardhurat Personale
9. Taksat Kombëtare
10. Tarifat Kombëtare
11. Renta minerare
12. Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore
13. Detyrime globale/Penalitetet

Puna vazhdon, përditë dhe rezultatet do të ndjehen hap pas hapi në të gjitha shërbimet e administratës për qytetarin dhe biznesin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat