Fondi i Komunitetit, Veliaj: Banorë të zgjedhin administratorët

Shqipëria

Fondi i Komunitetit, Veliaj: Banorë të zgjedhin administratorët

Më: 13 prill 2018 Në ora: 14:06
Falë çiftit të pensionistëve, Nikolin dhe Vera Gruda, dhe administratorit të pallatit, të gjithë banorët u bindën që të shfrytëzojnë këtë mundësi, duke bërë dhe termoizolimin e ndërtesës.

Një tjetër pallat ka përfituar nga fondi i Komunitetit të Bashkisë së Tiranës, për të rikonstruktuar pallatin e tyre, që sot është transformuar tërësisht.

Falë çiftit të pensionistëve, Nikolin dhe Vera Gruda, dhe administratorit të pallatit, të gjithë banorët u bindën që të shfrytëzojnë këtë mundësi, duke bërë dhe termoizolimin e ndërtesës.

“Projekti që sapo inspektuam jo vetëm që e ka ndryshuar veshjen e jashtme të pallatit, por ka bërë edhe një termoizolim të ndertësës. Do të thotë që çdo familje i ka ulur faturën e energjisë elektrike si në dimër për ngrohje, ashtu edhe në verë për ftohje. Pra, në punë muajsh, investimi nxjerr veten e vet vetëm nga kursimi që i ndodh faturës së energjisë elektrike”, tha ai.

Por, që ky projekt të shtrihet edhe më tej në Tiranë, kryebashkiaku Veliaj theksoi se është e domosdoshme që pallatet të zgjedhin kryesitë dhe administratorët e tyre. Ndaj, ai ftoi banorët e pallateve që ende nuk e kanë përfunduar procesin e zgjedhjes së administratorit, ta bëjnë sa më parë, pasi do jetë pikërisht ai që duhet të bëjë aplikimin për të përfituar nga Fondi i Komunitetit.

“Ftesa ime për të gjithë banorët është që të bëhen bashkë, të zgjedhin një administrator dhe ky administrator më pas vjen në bashki dhe bashkëfinancojmë projekte si ky që kemi sot. Shikoni fare mirë kontrastin e një pallati me administrator dhe një pallati pa administrator; do të thotë, ku ka administrator ka organizim”, u shpreh kryebashkiaku.

Veliaj theksoi se deri më tani procesi i zgjedhjes së kryesive dhe administratorëve ka ecur me ritme të kënaqshme, çka ka ulur ndjeshëm problematikat që shqetësonin banorët dhe që kanë të bëjnë çështje të përditshmërisë së tyre.

“Në Tiranë kemi rreth 3000 pallate të cilat janë mbledhur, kanë zgjedhur një kryesi, kjo kryesi ka zgjedhur një administrator dhe ky administrator tani po kujdeset për hyrjen, derën me çip, mirëmbajtjen e ashensorit, pompën, tarracën, pastrimin, ndriçimin, gjëra të vogla që shkaktojnë stres në komunitet”, vijoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat