Kursi i mikrokirurgjisë, mjeku irlandez Jack Mccain nderohet me titullin “Profesor Nderi”

Shqipëria

Kursi i mikrokirurgjisë, mjeku irlandez Jack Mccain nderohet me titullin “Profesor Nderi”

Më: 13 prill 2018 Në ora: 16:14
Fakulteti i Mjekësisë ka nderuar me titullin “Profeson Nderi” mjekun irlandez Jack McCain

Fakulteti i Mjekësisë ka nderuar me titullin “Profeson Nderi” mjekun irlandez Jack McCain, i cili ka kontribuar në Kursin e Mikrokirurgjisë Eksperimentale. Kursi ka diplomuar 65 mjekë specialistë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia të cilët me eksperiencën e përfituar mund t`ju shërbejnë pacientëve në disa nivele të kirurgjisë.    

Ermira Pajaj, është një nga 65 mjekët specialistë që kanë përfunduar kursin e mikrokirurgjisë eksperimentale.

Ne Edicionit e 6-te te tij, Fakulteti i Mjekësisë ka vlerësuar kontributin e tutorit të kursit, mjekut irlandez Jack Mccain duke i akorduar titullin "Profesor Nderi".

Jack Mccain: Do të vijojmë të bëjmë kurse më të avancuara, disa nga kirurgët që kanë frekuentuar këtë program kanë bërë ndërhyrje kirurgjikale, një ndër to edhe vendosja ne funksion te gishtërinjve, dhe kjo është vlera e vërtetë e kursit, mjekët e rinj mund të dalin nga këtu të përgatitur për ndërhyrje të tilla.

Eksperiencën e përfituar, kirurgët e kanë praktikuar në punën e tyre. Shembujt me te mire jane operacionet e kirurgut ortoped Artan Çelaj nga Shqiperia dhe kirurgut plastik Ylber Zejnullahu nga Kosova te cilet kane vendosur ne funksion gishtat e prere te duarve ne rastet e aksidenteve.

Një nga tutorët shqiptarë, Dr Sokol Isaraj, thotë se kirurget e diplomuar jane te afte t’ju sherbejne pacienteve ne disa nivele te mikrokirurgjise.

“Laboratorit i Mikrokirurgjise Eksperimentale” te Sherbimit te Neurokirurgjise “Prof. Kurti” ne QSUT, që është projektuar nga Dr. Mentor Petrela, që prej vitit 2014 eshte qendra e edukimit te kirurgeve dhe specialiteteve kirurgjikale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat