Breshëri automatiku në drejtim të tij, i “tmerrshmi” i Fierit: Ngatërruan shënjestër

Shqipëria

Breshëri automatiku në drejtim të tij, i “tmerrshmi” i Fierit: Ngatërruan shënjestër

Më: 13 prill 2018 Në ora: 18:53
Fier

Agim Boçi, pronari i lokalit që u qëllua me breshëri në drejtim të tij, ka dëshmuar ditën e sotme në polici.

Boci mësohet të jetë shprehur para hetuesve se nuk probleme me askënd, duke shtuar se autorët mund të kenë ngatërruar adresë.

Edhe pse në momentin që kanë qëlluar në drejtim të lokalit në Fier, në pronësi të tij, si edhe pse ai ka qenë në shoqëri të disa njerëzve të fisit të tij, Boci thotë se është i interesuar që drejtësia të zbardhë të vërtetën.

Boci është një emër i njohur në Fier, pasi ai akuzohet se është autori i të paktën tre vrasjeve si pjesë e bandës famëkeqe të Lushnjes, por megjithatë ai mohon të jetë në kërkim nga policia.

“Jam babai i tre fëmijëve dhe bëj një jetë normale. Dua që drejtësia të nxjerrë në dritë të vërtetën. S’pati shkëmbi zjarri, vetëm të shtëna në drejtim të lokalit. Nuk kam konflikt me asnjë. Nuk ruhem nga asnjë, mendoj se më kanë ngatërruar. Nuk jam në kërkim, nuk kam probleme me drejtësinë.”, -mësohet të jetë shprehur ai para grupit hetimor në Fier.

Të paktën mendohet se kanë qenë dy persona që kanë derdhur mbi 20 plumba në drejtim të lokalit në pronësi të tij, ndërsa më pas janë larguar me një makinë, ku e kanë braktisur në periferi të qytetit.

Ngjarja mund të ishte shumë e rëndë, po të mos kishte qenë për nipin e tij, që është kamarier aty, i cili në momentin që ka parë të afrohet makina, ka bërtitur “largohuni se do na qëllojnë”.

Dhe personat të cilët po rrinin jashtë bashkë me Boçin, janë futur brenda me shpejtësi, duke u shpëtuar plumbave.

Ngjarja në fjalë ka shkaktuar mjaft panik, ndërsa janë angazhuar forca të shumta policie dhe prokurorë për të bërë të mundur zbardhjen e kësaj ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat