“Largohuni se do na vrasin”/ Si dështoi sulmi ndaj “të fortëve” të Fierit, kamarieri pa lëvizjet e dyshimta dhe…

Shqipëria

“Largohuni se do na vrasin”/ Si dështoi sulmi ndaj “të fortëve” të Fierit, kamarieri pa lëvizjet e dyshimta dhe…

Më: 13 prill 2018 Në ora: 23:30
ilustrim

Autorët e sulmit të para tri ditëve në Fier ende nuk janë kapur, por ABC News mësoi se si shpëtuan Boriqajt. Gjatë dëshmisë së tij në polici, nipi i pronarëve të lokalit, i cili është kamarier, tregoi se para se të qëllohej ai vërejti lëvizje të dyshimta.

Sulmi ndaj Boriqëve në Fier, të njohur edhe si fis të fortësh dështoi për shkak se nipi i pronarëve pa atentatorët.

Kamarier te dajat, ai bërtiti: “Largohuni se do na qëllojnë”, “do na vrasin”.

Ky ka qenë momenti kur dy vëllezërit Boriqi dhe klientët u fshehën ne ambientet e brendshme të lokalit, duke u shmangur nga rrezja e plumbave.

20 plumba automatiku u derdhën mbi fasadën e barit, por për fat nuk pati të lënduar.

Autorët u larguan me shpejtësi dhe braktisën mjetin në periferi të qytetit. Policia nuk ka zbardhur ende shkakun e ngjarjes, edhe pasi Boriqët u morën në pyetje. Ata kanë thënë se nuk kanë probleme me njeri dhe nuk dyshojnë tek askush.

Një burim i policisë i tha ABC News kjo dëshmia e tyre mund të jetë shmangie ndaj së vërtetës. Megjithatë ende nuk janë gjetur gjurmët e autorëve të ngjarjes

Makina e cila u la afër stacionit të trenit u shkrumbua dhe policia gjeti në brendësi të saj edhe armën e krimit dhe një karikator. /abcnews.al/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat