Shqipëria në krah të SHBA, Meta: Mbështesim ndërhyrjen ushtarake në Siri

Shqipëria

Shqipëria në krah të SHBA, Meta: Mbështesim ndërhyrjen ushtarake në Siri

Më: 14 prill 2018 Në ora: 10:30
Ilir Meta

Kreu i shtetit Ilir Meta është i pari zyrtar i Shqipërisë që reagon për sulmet amerikane në Siri, duke renditur vendin përkrah aleatëve perëndimorë.

“Mbështesim ndërhyrjen ushtarake të SHBA, Francës e Britanisë ndaj arsenalit kimik të regjimit kriminal të Asadit. Jemi në krah të aleatëve tanë dhe mbështesim vendosmërinë e Presidentit Trump në mbrojtje të jetëve të njerëzve, të të drejtave të njeriut dhe të çdo veprimi i cili jo vetëm ndëshkon akte barbare por krijon më shume siguri dhe stabilitet në mbarë botën”, thotë presidenti Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat