Bushati: Regjimi sirian të mbajë përgjegjësi për krimin kundër njerëzimit

Shqipëria

Bushati: Regjimi sirian të mbajë përgjegjësi për krimin kundër njerëzimit

Më: 14 prill 2018 Në ora: 12:44
Ditmir Bushati

Tirana zyrtare është radhitur pro mbështetësve të ndërhyrjes ushtarake në Siri që u ndërmor mëngjesin e sotëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca dhe Britani.

Edhe ministri i Jashtem Ditmir Bushati permes nje reagimi, arsyeton pse mbeshtet sulmin ushtarak ne Siri dhe krimet kunder njerezimit qe ka bere regjimi sirian me perdorimin e armeve kimike.

Reagimi

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dënon ashpër sulmin me armë kimike, në qytetin e Doumës, Siri, i cili mori jetën e shumë civilëve të pafajshëm, përfshirë gra dhe fëmijë.

Sulmet e sotme nga SHBA, Britania e Madhe dhe Franca janë një përgjigje në kohë ndaj përdorimit, për të disatën herë, të armëve kimike nga regjimi sirian, akt që përbën një krim të rëndë, shkelje të normave ndërkombëtare dhe si e tillë duhet të dënohet. Nxitësit dhe autorët e akteve të tilla duhet të përballen me drejtësinë dhe të mbajnë përgjegjësi për këtë krim të tmerrshëm kundër njerëzimit.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme beson se një zgjidhje politike është ende e mundshme dhe mbështet çdo përpjekje për këtë qëllim, si mënyrë për t’i dhënë fund konfliktit dhe vuajtjeve të popullit sirian dhe për të sjellë një paqe afat-gjatë dhe të qëndrueshme në rajon dhe më gjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat