Shkelje masive e rregullave të qarkullimit, policia ndëshkon shoferët

Shqipëria

Shkelje masive e rregullave të qarkullimit, policia ndëshkon shoferët

Më: 15 prill 2018 Në ora: 08:19
Tiranë

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar me masat e shtuara gjatë fundjavës.

Gjatë orëve të natës së kaluar, policia ka qenë e stacionuar në rrugën interurbane Durrës-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të Kamzës ku janë pikasur shumë drejtues mjetesh në shkelje të rregullave të qarkullimit.

Policia deklaron se edhe pse kontrollet vijojnë me intensitet përgjatë gjithë javës përsëri konstatohen drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë. Kështu janë konstatuar drejtues me shpejtësi 151 km/h deri në 170 km/h.

Për këto shkelje janë pezulluar 13 leje drejtimit. Policia bën apel për respektimin e rregullave qarkullimit rrugor për të mos rrezikuar jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat