A ju kujtohet përplasja e karriges në Kuvend? Zbardhet debati plotë Majko-Kodheli-Balla

Shqipëria

A ju kujtohet përplasja e karriges në Kuvend? Zbardhet debati plotë Majko-Kodheli-Balla

Më: 15 prill 2018 Në ora: 14:50
Përplasja në Kuvend

Në seancën parlamentare të 5 prillit kur opozita protestonte me diegie gomash nëpër rruget kryesore te vendit, nisi një debat nervash mes vetë deputetëve të PS-së. Debati brenda PS-së nisi gjatë procesit të votimit të ligjit për Diasporën.

Shkak u bë një amendament i propozuar nga Adnor Shameti për rregullimin e një neni në këtë ligj dhe që u mbështet nga ministri i Diasporës, Pandeli Majko.

Por ky propozim nuk gjeti mbështetjen e Taulant Ballës dhe Mimi Kodhelit duke bërë që Majko të dilte nga salla duke përplasur karrigen nga vendi…Por si lindi debati mes tyre, dhe çfarë e nevrikosi më shumë Majkon…?

Media sjellë debatin e plotë të publikuar tashmë në faqen e Kuvendit si pjesë e seancës plenare e datës 5 prill

Ruci:…Në nenin 23 kemi një amendament nga Adnor Shameti. Propozohet shtimi i nenit

“Komiteti Shtetëror për Diasporën”. A doni të shpreheni, zoti Shameti?

Adnor Shameti – Sipas raportit, zoti Kryetar, dhe sipas variantit që u është paraqitur deputetëve.

Gramoz Ruçi – Urdhëroni, zonja Kodheli! 

Mimi Kodheli – Nuk është sipas raportit. Në raport nuk ka një shtesë të nenit 23, lidhur me Komitetin Shtetëror të Diasporës. Mendoj se ky komitet, i krijuar ndërkohë me vendim të Këshillit të Ministrave, funksionon si organ këshillimor dhe nuk duhet të jetë pjesë e ligjit, sepse funksionon si i tillë me një vendim të Këshillit të Ministrave. Nuk është diskutuar në komision, ndaj mendoj se nuk duhet të futet.

Gramoz Ruçi – Zoti Majko, a dëshironi të shpreheni?

Pandeli Majko – Unë e përkrah amendamentin e relatorit, mendoj se bëhet fjalë për Komitetin Shtetëror të Diasporës, që drejtohet nga Kryeministri… Unë propozoj që komiteti të mos ketë renditjen e të gjitha ministrive, sepse strukturat e qeverisë edhe mund të ndryshojnë, vetëm të thuhet: “Komiteti Shtetëror është organ konsultativ i Këshillit të Ministrave për nxitjen e politikave dhe veprimtarive shtetërore në fushën e diasporës”…

Ne jemi shprehur për qendrat e kulturës, jemi shprehur për këshillin koordinativ dhe do të shprehemi me një nen të posaçëm edhe për komitetin shtetëror, që drejtohet nga Kryeministri, i cili është, pas nënkomisonit dhe pas Këshillit të Ministrave, nstitucioni më i rëndësishëm.

Pra, duhet të ketë një nen. 

Gramoz Ruçi – Urdhëroni, zoti Balla!

Taulant Balla – Së pari, në aspektin procedural, nuk e keni sjellë në kohë amendamentin, që të jemi korrektë me vendimin e komisionit, kështu që mbështesim propozimin e kryetares së Komisionit të Politikës së Jashtme.

Gramoz Ruçi – Urdhëroni, zonja Kodheli!

Mimi Kodheli – Falënderoj kryetarin e grupit për mirëkuptimin dhe jam dakord me propozimin e tij!

Gramoz Ruçi – Ju lutem, e hedhim në votim!

Pro? Kundër? Abstenim? Ju lutem, votoni me kartonë! Amendamenti i paraqitur nga zoti Shameti nuk miratohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat