Bëhuni gati, nesër moti ka surpriza... dhe temperatura të nxehta!

Shqipëria

Bëhuni gati, nesër moti ka surpriza... dhe temperatura të nxehta!

Më: 15 prill 2018 Në ora: 19:32
Ilustrim

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë Ujit dhe Mjedisit parashikon që ditën e nesërme në territorin shqiptar të ketë një rikthim të situatës normale të stinës së pranverës.

Parashikohet që me fillimin e javës të nisin dhe reshjet në thuajse të gjithë territorin, por ndryshe nga ç’pritet, duke patur parasysh dhe motin e sotëm, nesër në Shqipëri do të ketë shira të një intensiteti të dobët. Reshjet pritet të nisin këtë pasdite dhe të vijojnë për të gjithë ditën e hënë.

Temperaturat nga ana tjetër nuk do të kenë ndryshime të mëdha, pasi vlerat e larta do të ruhen. Pritet që e nesërmja të na shoqërojë me temperatura deri në 23 gradë celcius.

Për më tepër shikoni tabelat e IGJEUM:

RESHJET

Sot pasdite (e diel, dt.15) dhe nesër (e hënë, dt.16) priten reshje të dobëta, kurse në pjesën verilindore lokalisht deri mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e hënë, dt.16) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 17/ 23 °C

në vendet e ulëta: 19 / 22 °C

në vendet malore: 11 / 18 °C

ERA

Sot pasdite (e diel, dt.15) dhe nesër (e hënë, dt.16), pritet të fryjë erë e lehtë deri mesatare në bregdet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat