Pamjet e arrestimeve të kuksianëve, Vasili: Prokuroria nga sot nën akuzë!

Shqipëria

Pamjet e arrestimeve të kuksianëve, Vasili: Prokuroria nga sot nën akuzë!

Më: 15 prill 2018 Në ora: 22:26
Petrit Vasili

“Prokuroria është nga sot nën akuzë pas publikimit pamjeve te arrestimit te qytetareve kuksiane ne mes te natës.”. Kështu shprehet Petrit Vasili duke komentuar publikimin në media të pamjeve që tregojnë aksionin e policisë për arrestimet në Kukës, natën fill pas protestës në Rrugën e Kombit.

“Kam dite te tera qe ngre me force nje dhunim te tille shume te rende te ligjit. I kam bere thirrje publike prokurorise te hetoje. Prokuroria ka heshtur. Pamjet e bera publike ne Fax Neës nga avokati Altin Goxhaj e ka kthyer sot prokurorine ne te akuzuaren e madhe pasi me mosveprimet e saj ka lejuar e ligjeruar shkelje flagrante te ligjit dhe falsifikime monstruoze te dokumentave te denja per nje shtet banditesh”, shkruan në faqen e tij në Facebook, kreu i deputetëve të LSI-së.

“Prokuroria e përgjithshme e komanduar nga zyrat e kryeministrisë ka treguar publikisht kapjen e saj te plote ajo tashme thjesht nje mashe e mjere ne duart e qeverise. Populli eshte i detyruar ta zgjidhe ai dhe askush tjeter kete moment kritik kur policia rremben njerezit ne mes te nates dhe prokuroria i bekon keto veprime te poshtra”, shton Vasili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat