Vlahutin i dorëzon progres-raportin Ramës, Metës dhe Ruçit

Shqipëria

Vlahutin i dorëzon progres-raportin Ramës, Metës dhe Ruçit

Më: 17 prill 2018 Në ora: 18:30
Pamje nga takimi

Ambasadorja e BE Romana Vlahutin i është drejtuar tre institcioneve kryesore te vendit për dorëzimin e progres-raportit.

Fillimisht ajo shkoi në kryeministri, ku ia dorëzoi kryeministrit Rama, më pas presidentit Ilir Met. Ambasadorja Romana Vlahutin përshkroi rrugën në këmbë, nga Presidenca për në Kryesinë e Kuvendit, ku edhe i dorëzoi këtë raport edhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi

Presidenti Meta e cilësoi si një akt inkurajues, të shumëpritur dhe strategjik për të ardhmen evropiane të vendit. Presidenti e vlerësoi Komisionin si një mik të çmuar e të pakursyer të vendeve kandidate, duke u vetëdëshmuar një forcë e madhe tërheqëse drejt zgjerimit të mëtejshëm të BE-së.

"Duke e konsideruar raportin e progresit për Shqipërinë në harmoni të plotë me strategjinë e zgjerimit që synonte një perspektivë të besueshme dhe angazhim të thelluar të BE-së në Ballkanin Perëndimor, Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë që ka miratimi i kësaj qasjeje dhe rekomandimit të Komisionit nga Këshilli Evropian i qershorit, për të nisur etapën e re të procesit të negociatave të anëtarësimit", thuhet në njoftimin e Presidencës.

Presidenti Meta shprehu kënaqësinë që ky raport dhe, posaçërisht rekomandimi për çeljen e negociatave, i gjen të gjithë aktorët politikë, institucionalë dhe qytetarët shqiptarë të bashkuar në dëshirën për të përparuar sa më shumë dhe sa më parë drejt BE-së, pa mëdyshje.

Kreu i shtetit shprehu besimin se ky moment do t'i shërbejë një reflektimi të thellë dhe serioz për përballjen e sfidave të mëdha që kemi përpara, për ta bërë Shqipërinë një vend evropian më shpresëdhënës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat