Xhafaj: Rekomandimi i KE-së një shtysë e madhe për më shumë punë dhe më pak fjalë

Shqipëria

Xhafaj: Rekomandimi i KE-së një shtysë e madhe për më shumë punë dhe më pak fjalë

Më: 17 prill 2018 Në ora: 21:31
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj shprehet i bindur se Shqipëria do t’ja dalë për të çuar përpara procesin e integrimit të vendit, një shtysë të madhe të cilën sot e ka dhënë marrja e rekomandimit nga ana e Komisionit Evropian.

Përmes një postimi në rrjetin social, Ministri i Brendshëm shkruan se ka ardhur koha për më shumë punë dhe sa më pak fjalë.

Postimi i plotë

Ne do t’ia dalim të ecim më shpejt në këtë proces. Është koha për të treguar më shumë modesti e përgjegjësi, më pak fjalë dhe më shumë punë.

Ky akt është shtysa më e mirë për të vazhduar në këtë rrugë : Progres në zbatimin e Reformës në Drejtësi, garantimin e rendit dhe forcimin e sigurisë publike. Faleminderit të gjithë atyre që kanë kontribuar me përkushtim dhe modesti në këto sfida të vështira.

Vlerësim dhe mirënjohje më të madhe për të gjithë ata që me punën dhe përpjekjet e tyre kontribuuan për këtë proces historik nuk mundet të ketë.

Historia e vendit tonë do të rezervojë një vend të rëndësishëm për rekomandimin që KE bëri sot për hapjen pa kushte të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE ! Faleminderit miqve dhe partnerëve tanë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat