Moti në Shqipëri, rikthehen reshjet?!

Shqipëria

Moti në Shqipëri, rikthehen reshjet?!

Më: 18 prill 2018 Në ora: 07:56
Ilustrim

Mbi Shqipërinë sot do dominojnë kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta.

Pasditja dhe orët vijuese sjellin fuqizim të vranësirave dhe rrebeshe të shkurtra shiu në pjesën më të madhe të vendit.

Mbrëmja vijon me rrebeshe të përkohshme shiu, në pjesën më të madhe të territorit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit vijojnë më një rënie prej 1 – 2°C, në vlerat termike të mëngjesit dhe mesditës.

Era do vijojë të fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 27 km/h nga drejtimi Lindor duke bërë që në det të vijojë dallgëzimi deri 2 ballë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat