Në vijim të vizitës së saj në SHBA, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka është pritur nga sekretari i Mbrojtjes, James Mattis.
Zyrtari i lartë amerikan i Mbrojtjes e ka vlerësuar Shqipërinë si një aleat i Shqipërisë në të gjitha aspektet dhe se do të ketë gjithmonë ndihmën e SHBA.
”Shqipëria ka treguar se madhësia e saj gjeografike ka shumë më pak rëndësi, se sa angazhimi i saj në Aleancë.
Shqipëria godet më fort se sa pesha e saj. Ju jeni aleati ynë jo vetëm në uniformë, por në të gjitha aspektet. Do të keni gjithmonë ndihmën tonë”, tha Mattis.