Ministri i Jashtëm Bushati zbulon ‘sabotatorin’ e takimit Rama-Tsipras: Është Nr. 1 i shtetit...

Shqipëria

Ministri i Jashtëm Bushati zbulon ‘sabotatorin’ e takimit Rama-Tsipras: Është Nr. 1 i shtetit...

Më: 18 prill 2018 Në ora: 11:22
Ministri i Jashtë, Ditmir Bushati

Asnjëherë nuk u sqarua për publikun, anulimi i papritur i vizitës dhe takimit të paplanifikuar për në muajin prill, mes kryeministrit grek Tsipras dhe kryeministrit Edi Rama. Gjithsesi diçka për arsyet e vërteta të këtij injorimi, që Tsipras i bëri Ramës e zbuluan disa media greke, veçanërisht ato pranë qeverisë. Sipas tyre arsyeja e këtij anulimi duhet kërkuar te “pazaret e fshehta” të Edi Ramës, me presidentin e Turqisë Taip Erdogan. As qeveria greke dhe as vetë Tsipras, nuk e përgënjeshtruan këtë lajm.

Por ministri i Jashtë, Ditmir Bushati ka nxjerr së fundmi, një alibi tjetër të dështimit të kësaj vizite. Fajtorin ai e ka zbuluar këtu në Tiranë dhe ai është vetë presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Duke folur mbrëmë në emisionin “Top Show”, Bushati deklaroi i bindur se vizita e kryeministrit grek nuk u realizua pas vonesave të gjata që krijoi presidentit Meta, për dhënien e autorizimit.

“Vonesa për dhënien e plotfuqishmërisë nga ana e Presidentit Meta, shtyu takimin mes Ramës dhe Tsiprasit”, tha kryediplomati i Shqipërisë.

Bushati ka përjashtuar rolin e Turqisë në gjithë këtë operacion aspak transparent, që po kryhet për çështjen e negociatave, për ndarjen e detit me Greqinë.

“Greqia mund ta përdorë si shembull për bisedimet me vendet e tjera, fqinje, por këmbëngul se nuk ka asnjë ndërhyrje nga Turqia në Tiranë për të bllokuar marrëveshjen për kufirin detar me Greqinë. Mund të shërbejë si precedent për marrëveshjet me Libinë dhe Egjiptin, por nuk na rezulton me Turqinë dhe nuk ka fare interferencë për këtë çështje nga Turqia”, mbrojti “vëllaun” e shefit, ministri i Jashtëm.

 Por ai nuk shpjegoi dot, se përse Erdogan mund të përdorë si precedent marrëveshjen e mundshme Shqipëri-Greqi për detin, me shtete si Libia dhe Egjipti dhe jo me vendin helen, me të cilin kanë konflikte të mëdha të hapura për këtë problem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat