Si i shpenzonin paratë e drogës banda mafioze shqiptare, rolet dhe emrat e rremë

Shqipëria

Si i shpenzonin paratë e drogës banda mafioze shqiptare, rolet dhe emrat e rremë

Më: 18 prill 2018 Në ora: 11:54
Ilustrim

Një hetim i zyrtarëve britanikë për një rrjet fermash kanabisi me vlerë prej 6 milion paund të kontrolluara nga ‘mafia shqiptare’ ka çuar në 26 persona të burgosur.

Mediat e huaja shkruajnë se policia e nisi operacionin në mars të vitit 2016 për të goditur një bandë shqiptarësh që kishin krijuar rrjetin e krimit të organizuar i cili rriste, paketonte dhe shiste drogën në një shkallë të madhe në mbarë vendin.

Tetëmbëdhjetë nga të burgosurit janë nga Manchesteru i Madh dhe Cheshire dhe ishin të punësuar nga banda si fermerë, menaxherë dhe drejtorë.

Paratë e fituara nga kanabisi pastroheshin përmes llogarive bankare të Besnik Hoxhës, 34 vjeç. Gruaja e tij greke Ifigenia Cipi 33 vjeç përmes një llogarie bankare me emër të rremë kryente udhëtime dhe bënte shopping në një rrjet dyqanesh shumë të njohur në Britani dhe shpenzime në sallone bukurie.

Të enjten më 21 korrik 2016 oficerët  e policisë kryen 12 bastisje nëpër zonat e Mançesterit dhe Cheshire në një operacion të përbashkët me shërbimin e emigracionit dhe autoritetet lokale.

Zyrtarët zbuluan ferma të kanabisit në Crumpsall, Moss Side, Wythenshawe, Stretford, Salford, Droylsden, Rochdale dhe Wilmslow, Cheshire, në Rotherham dhe Sheffield, South Yorkshire.

Prodhimi i këtyre fermave kishte arritur në një numër fushash në Manchester dhe Sheffield, por gjithashtu në Swindon.

 

Njëzet e gjashtë vetë u arrestuan, u akuzuan dhe u dënuan për vepra penale duke përfshirë komplotin për të furnizuar me droga të kategorisë B, pastrim parash dhe dokumentacion të rremë.

Tani dy të fundit, Elton Omuri 26 vjeç dhe Toni Boboshi 44 vjeç janë dënuar për shitje droge të klasës B. Omuri u dënua me katër vjet burg dhe Boboshi u dënua me gjashtë vjet burgim.

 

Sipas policisë, grupi kriminal përdorte emra të rremë, adresa të rreme dhe dokumentacione false për të shmangur zbulimin, penguar hetimet policore dhe për të shmangur ndjekjen penale.

“Ata u shtrinë shumë përtej kufijve të Greater Manchester, duke pompuar të ardhurat e krimeve të tyre në qytete të tjera, duke përhapur efektet e dëmshme të furnizimit me drogë anembanë kombit. Ky ka qenë një hetim intensiv i cili është mbështetur në inteligjencën dhe besimin e komunitetit dhe sot mund të themi me besim se këta njerëz janë të sigurtë pas hekurave, të paaftë të përfitojnë nga të ardhurat e aktivitetit të tyre të paligjshëm ose të vazhdojnë te bëjnë dëm rrugët e Mbretërisë së Bashkuar ” theksoi policia.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat