Kryemadhi: I kërkuam Mogherinit të ndërhyjë për lirimin e kuksianëve

Shqipëria

Kryemadhi: I kërkuam Mogherinit të ndërhyjë për lirimin e kuksianëve

Më: 18 prill 2018 Në ora: 13:34
Monika Kryemadhi

Pas takimit me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një reagim për mediat u shpreh se falenderon KE-në për një dritë “jeshile” që i jepet Shqipërisë për herë të dytë.

 “Në i kërkuam zonjës Mogherini ndërhyrjen e saj në mënyrë njerëzore pranë zotit Rama për të liruar 11 kuksianët të cilët mbahen në mënyrë të padrejtë nga policia shqiptare, duke parsur parasysh se vetë Rama kërkoi falje në parlament për këtë taksë”, tha kryemadhi.

Përfaqësuesja e Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë / Zëvendës Presidentja e Komisionit Evropian, Federica Mogherini, pas takimit me Presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama u ul në tryezë më me përfaqësuesit e opozitës në ambientet e delegacionit të BE-së.

Në takim ishin demokratët Edi Paloka dhe Tritan Shehu, po ashtu edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e shoqëruar nga ish ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat