Basha takohet me Mogherinin në Rinas, i sapokthyer nga Berlini

Shqipëria

Basha takohet me Mogherinin në Rinas, i sapokthyer nga Berlini

Më: 18 prill 2018 Në ora: 13:50
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha dhe Mogherinin

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, nuk e ka humbur takimin me Federica Mogherinin, Përfaqësuesen e Lartë të Politikës së Jashtme të BE në ditën aq domëthënëse për Shqipërinë.

Basha është takuar para pak minutash me Mogherinin në Rinas, kur ai sapo u kthye nga Berlini , ku mori pjesë në takimin e PPE-së dhe shefja e diplomacisë po nisej për në Shkup.

Basha e ka konsideruar si mjaft të rëndësishëm, rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE; opozita shqiptare ka qënë tërësisht mbështetëse e këtij procesi dhe sot, Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka dhe kryetarja e LSI-së, patën një takim me zonjën Mogherini në selinë e Misionit të BE-së në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat